Gjendet marihuanë në Qendrën Korrektuese në Dubravë

19 dhjetor 2023 | 12:02

Policia e Kosovës ka raportuar se në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është gjetur sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë me peshë rreth 3 gram.

Në njoftimin e policisë thuhet se substanca është gjetur me datë 18 të këtij muaji, gjatë kontrollit në objektin e burgut.

“Q. Korrektuese, Dubravë-Istog 09.12-18.12.2023- NN. Me 18.12.2023 është raportuar se gjatë kontrollit në objektin e burgut është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 3 gram. Është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia është e gatshme të rifillojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese…