Britania dhe Franca do ta mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme

19 dhjetor 2023 | 12:34

Britania dhe Franca do të vazhdojnë të jenë mbështetëse të zjarrta të Ukrainës për aq kohë të jetë e nevojshme, Kështu ka thënë sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, pas një takimi me homologun e tij franceze, Katrin Colonna.

Cameroni i ka bërë thirrje Perëndimit të tregojë durim. Në Ukrainë, shqetësimi është duke u rritur nëse mbështetja globale do të vazhdojë pasi konflikti në Lindjen e Mesme ka larguar vëmendjen nga vendi.

Gjithashtu, ekziston një pasiguri në lidhje me mbështetjen financiare perëndimore, veçanërisht mbështetjen e ShBA-së që shkon drejt votimit.

Kremlini ka njoftuar se “Rusia ishte duke pritur për paketën më të fundit, 12-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër saj, kryesisht për diamantet ruse”, duke theksuar se do të gjejë mënyra për t’i anashkaluar ato.

Ndërkohë, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, ka thënë se kishte parë dështim nga ana e Rusisë për të mbrojtur civilët në Ukrainë dhe se ka indikacione se forcat ruse kanë kryer krime lufte.

Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar ​​një urdhër arresti për Vladimir Putin për çështjen e rrëmbimit të dyshuar të fëmijëve nga Ukraina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Naftëtarëve ka mbajtur takimin e radhës, ku i…