Van de Beek pritet te huazohet në Frankfurt
19 dhjetor 2023
| 12:49
I afruar me shumë bujë tek Manchester United në vitin 2020 nga radhët e Ajaxit, Donny van de Beek nuk mundi për asnjë moment të shndërrohej në një lojtar të rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”.
Holandezi përfundoi sezonin e shkuar në huazim te Evertoni, ndërsa tashmë “paketon” sërish valixhet dhe përgatitet për një eksperiencë të re në Gjermani, te Eintracht Frankfurt.
Unitedi dhe Frankfurti kanë arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit nëpërmjet formulës së huazimit me gjermanët që do të paguajnë 11 milionë euro plus katër të tjera në formën e bonuseve.