Pacolli paditë Abdixhikun, Ramën dhe Kica-Xhelilin: Shpifën dhe më denigruan për ‘Rrugën A’

19 dhjetor 2023 | 13:14

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar padi kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe deputetes së LDK-së, Doarsa Kica Xhelilit.

Ajo ka thënë para medieve se padia ka të bëjë me shpifjet dhe denigrimin që këta të fundit i kanë bërë lidhur me projektin e “Rrugës A”.

“Dorëzova padi kundër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe kundër nënkryetares së LDK-së, deputetes Doarsa Kica-Xhelili në lidhje me rastin e ‘Rrugës A’. Ata shpifin dhe fyejnë dhe denigrojnë autoritetin tim duke më akuzuar pa fakte. Me statuset e tyre publike kanë nxitur opinioni publik, kundër meje, kanë nxitur qytetarët e Prishtinës të reagojnë kundër meje pa pasur asnjë fakt dhe në mënyrë shumë të padrejtë. Unë pres që Gjykata ta shqyrtojmë me kujdes lëndën time”, ka thënë Pacolli.

E pyetur për ndërlidhjen me motrën e saj në këtë çështje, gjyqtaren Vlora Pacolli, ajo ka thënë se të dyja vetëm po e bëjnë punë ë tyre profesionale, mirëpo kjo afërsi e tyre është shfrytëzuar për qëllime politike. “Motra ime ka punë e vet, unë kam punën time. Të dyja e bëjmë punën tonë profesionale. Ata e kanë shfrytëzuar rastin për të përfituar politikisht dhe më kanë akuzuar padrejtësisht veç pse jam motra e gjyqtares Vlora Pacolli. Ajo e ka pasur rastin e ‘Rrugës A’ dhe ju e dini që rastet ndahen me rend. Ne presim që gjykata të merr vendim”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Euro Diesel: 1.26€ Benzinë: 1.19€ Aplikohet…