Nesër zhvillohet derbi Drita – Ballkani

19 dhjetor 2023 | 16:30

Nesër (e mërkurë) zhvillohet derbi i madh i Superligës së Kosovës në futboll në mes të Dritës dhe Ballkanit. Kjo ndeshje është mbetur prapa nga java e tretë, pasi Ballkani kishte angazhime në Ligën e Konferencës.

Kampionët në fuqi të elitës në dy ndeshjet e fundit janë pa fitore, duke u mposhtur nga Llapi e më pas kanë luajtur baras me Prishtinën.

Nga ana tjetër, Drita në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe dy barazime dhe do t’i kërkojë tri pikë të reja për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull. Ballkani ka 39 pikë në vendin e parë, kurse Drita është e treta me 31 pikë. Ndeshja zhvillohet në Gjilan nga ora 13:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich e ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës së…