Iniciativë: Rexhep Balidema të shpallet hero!

19 dhjetor 2023 | 19:16

Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka uruar heroin e çështjes kombëtare, Rexhep Balidema në 101-vjetorin e lindjes, i cili ka kaluar nëpër 13 burgje jugosllave në veprimtari të ndryshme në interes të kombit,

“Urime 101 vjetori i lindjes o hero i gjallë! Sot mbushi 101 vjet HEROI i çështjes kombëtare, Rexhep Balidema! Bëhet fjalë për atdhetarin e pashoq i cili më shumë se tetë dekada të jetës së tij i kaloi në luftë të armatosur, nëpër 13 burgje jugosllave dhe në veprimtari të ndryshme në interes të kombit! Të paçim me shëndet edhe shumë dekada të tjera!”, ka shkruar në “Facebook” Bardhyl Mahmuti.

Ai ka treguar se para dy vitesh ka kërkuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës të ndërmarrin iniciativën që institucionet e Kosovës ta shpallin hero Rexhep Balidemën.

Bardhyl Mahmuti ende mban shpresa që kryesia e re e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës ta bëjë një kërkesë të tillë te institucionet.

“Para dy vjetësh kërkova nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës të ndërmarrin iniciativën që institucionet e Kosovës ta shpallin hero! Mbes me shpresë që Kryesia e re e shoqatës të bëjë zyrtarisht një kërkesë të tillë! Është nder për institucionet shtetërore të Kosovës të nderojnë për së gjalli këtë hero të vërtetë!”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botimet REA e cila është themeluar këtë vit, si një…