Kosovari në Itali dyshohet se vrau një grua shtatzënë, ajo e kishte denoncuar më herët për përndjekje

19 dhjetor 2023 | 20:05

Vanessa Ballan 27-vjeçare nga Italia, dyshohet se u godit me thikë për vdekje nga një burrë, kosovari Bujar Fandaj, 40-vjeçar, gjersa ajo ishte shtatzënë, shkruan mediumi italian la Repubblica, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Vanessa ishte nënë e një fëmije 4-vjeçar.

Fandaj ishte klient i supermarketit ku punonte viktima. Siç është mësuar, Ballan e njihte të dyshuarin dhe e kishte denoncuar edhe në të kaluarën për ndjekje.

Pas vrasjes, Fandaj dyshohet se ka ikur me furgon dhe vazhdon të jetë në arrati.

Sipas hetimeve të deritanishme, Ballan është sulmuar në hyrje të shtëpisë së saj, derisa u përpoq shumë të mbrohej nga sulmuesi.

Vrasësi, një person i njohur për çiftin, ka hyrë në shtëpi duke e shtyer me forcë për një dritare dhe më pas e ka kapur nga pas dhe e ka sulmuar me thikë.

Partneri i saj, Nicola Scapinello, me të ardhur në shtëpi dhe me të parë shtëpinë e gjakosur dhe më pas gruan e shtrirë, lajmëroi menjëherë urgjencën, por ajo nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim ambasadoren jo-rezidente të Letonisë…