Kurti pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

19 dhjetor 2023 | 20:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim është diskutuar për sigurinë, sundimin e ligjit dhe drejtësisë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani. Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS, si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim”, ka njoftuar Kryeministria.

Gjatë bisedës është diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme nga AAK bën të ditur se takimi…