Në UPZ nisi punimet Konferenca për vlerësimin në edukim dhe psikologji

05 shtator 2018 | 15:25

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ka nisur të mërkurën punimet Kongresi VI Ndërkombëtar mbi matjen dhe vlerësimin në edukim dhe psikologji, i cili do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator.

Në hapjen solemne kanë marrë pjesë rektori i UPZ-së, prof. dr. Ramë Vataj, në cilësi të nikoqirit, në emër të EPODDER prof. Selahattin Gelbal, në emër të HKU Prof. Yaşar Ozbay, kryetari i Komunës së Prizrenit, prof. dr. Mytaher Haskuka, Konsullja e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Müfera Srbica – Sinik dhe Fikrim Damka dhe  mysafirë të shumtë.

Kongresi ka për qëllim të ndajë ekspertizën, përvojën dhe punën shkencore me kolegët në mbarë botën. Kongresi do të përfshijë folësit e ftuar, diskutimet në panele, raportet verbale dhe prezantimet e posterave.

Rektori i UPZ-së, prof. dr. Ramë Vataj, ka vlerësuar të rëndësisë së veçantë mbajtjen e kësaj konference shkencore në UPZ.

Ai ka theksuar se Turqia dhe universitetet turke janë mbështetësit më të mëdhenj të këtij universiteti që nga fillimi, duke shtuar se prej se ka ardhur rektor i UPZ-së bashkëpunimin me universitetet turke e ka konsideruar bashkëpunim kombëtar.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, prof. dr. Mytaher Haskuka, ka thënë se ndihet i nderuar që merr pjesë në këtë konferencë të rëndësishme shkencore që po mbahet në qytetin e Prizrenit.

Ai ka shtuar se Prizreni ka bashkëpunim të mirë me shumë komuna të Turqisë.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Francesco Totti po kalon pushimet me familjen e tij në…