Ministri Hamza: Austria, partnere strategjike e Kosovës

05 shtator 2018 | 15:47

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler, dhe udhëheqësen e Odës Ekonomike Austriake në Kosovë, Vjosa Huruglica, me të cilët ka diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Ministrinë e Financave, si dhe në përgjithësi për fushën e financave në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Hamza e ka njoftuar ambasadorin Gernot Pfandler për masat që ka marr Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë, si dhe e ka njoftuar atë për të arriturat dhe aktivitete të tjera që janë zhvilluar gjatë këtij viti në Ministrinë e Financave.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu e ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen e shtetit të Austrisë ndaj Kosovës, dhe shprehi gatishmërinë e tij si ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të  bashkëpunimit ndër institucional.

Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler e ka falënderuar ministrin për bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës  (ATK), Sakip Imeri, ka…