“Stadiumi Kombëtar nis vitin e ardhshëm”, ende s’dihet lokacioni

20 dhjetor 2023 | 08:50

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur lidhur me ndërtimin e Stadiumit Kombëtar.

Çeku tha se vitin e ardhshëm do të përcaktohet përfundimisht lokacioni për ndërtimin e këtij stadiumi.

Gjithashtu, i pari i MKRS-së në T7 tha se beson që edhe ndërtimi i tij do të nisë vitin e ardhshëm.

“Për stadiumin nacional merret vendimi përfundimtar vitin e ardhshëm, për lokacion. E kemi si obligim kontraktual për Lojërat Mesdhetare. E kemi marrë sivjet të drejtën e organizimit dhe aty stadiumi nacional është pjesë e kontratës, dhe duhet ta bëjmë. Por, atyre u kemi thënë se një herë duhet bërë master-plani, që përcakton lokacione për infrastrukturën e re”, tha ai.

“Ka pasur nisma për dy lokacione, Drenas dhe Bernicë. Mund të jetë një nga këto dy lokacione. Ndoshta master-plani do të na japë një tjetër lokacion. Vitin e ardhshëm besoj se nis ndërtimi”, deklaroi ministri Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia  e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin…