Klubi i Gjimnastikës “Fushë Kosova” bën paraqitje të mirë në turneun ndërkombëtar “Gymfinity International 2023″ në Grünstadt 

20 dhjetor 2023 | 12:52

Sportistet e talentuara të klubit të Gjimnastikës “Fushë-Kosova” të udhëhequra nga trajnerët; Sherife Aliçkaj-Qerimi, Besnik Latifi dhe mjekja e FGJK-së, Blerina Mema, kanë marrë pjesë në turneun nderkombëtar “Gymfinity International 2023″ që është mbajtur më 16-17 dhjetor në Grünstadt të Gjermanisë. Gjimnastet; Ema Gojnovci, Hira Elshani, Jara Bajqinca, Jeta Limani, Djellona Azemi, Olta Breznica, Adea Shala, Jara Hasolli, Leta Kelmendi, Elisa Bugaqku, dhe Drinesa Qerimi kanë shfaqur një përformancë të shkëlqyer në një konkurrencë të vështirë.

Gjimnastja Elisa Bugaçku, e klubit “Fushë Kosova”, e cila ka marrë pjesë në garat në kategorinë B, është renditur e?në kapërcime, e?në parter dhe e?në all round.

“Edhe pse me kushte të kufizuara infrastrukturore në palestrat tona, vajzat nga Kosova kanë shndërruar sfidat në mundësi dhe kanë treguar një nivel të lartë profesionalizmi. Besojmë se ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të lavdishëm dhe se gjimnastet tona do të vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare në të ardhmen”, kanë shkruar ndër tjera në faqen zyrtare të klubit të gjimnastikës “Fushë-Kosova”.

Në këtë garë përpos gjimnasteve të klubit të Gjimnastikës “Fushë-Kosova”, kanë marrë pjesë edhe gjimnastet e klubit të gjimnastikës ‘Elita” nga Prishtina dhe shumë klube e gjimnaste nga shtete Evropiane.

Njoftimi i plotë i KGJ Fushë-Kosova:

Klubi i Gjimnastikës Fushe Kosove ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Gymfinity International 2023″ në Grünstadt  Gjermani! ?????‍♀️

Ekipi jone me sportiste të talentuara si Ema Gojnovci, Hira Elshani, Jara Bajqinca, Jeta Limani, Djellona Azemi, Olta Breznica, Adea Shala, Jara Hasolli, Leta Kelmendi, Elisa Bugaqku, dhe Drinesa Qerimi kanë shfaqur një performancë të shkëlqyer në një konkurrencë të vështirë.

Edhe pse me kushte të kufizuara infrastrukturore në palestrat tona, vajzat tona kanë shndërruar sfidat në mundësi dhe kanë treguar një nivel të lartë profesionalizmi. ??

Besojmë se ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të lavdishëm dhe se gjimnastet tona do të vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare në të ardhmen. Suksese ?? #Gymnastics #PrideOfKosovo #ShkëlqimNdërkombëtar

Falënderim i veçant për prindërit qe na përkrahën.

Firma: Besmir Kelmendit BESI&LONI Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport Fushë Kosovë EVKO Biohit Laboratory Aliqkaj Print .

Federata e Gjimnastikës e Kosovës ??

Suksese ?? #Gymnastics #PrideOfKosovo #ShkëlqimNdërkombëtar

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një aktiviteti për nisjen…