Osmani: Jemi të gatshëm për çdo skenar të Serbisë

20 dhjetor 2023 | 12:53

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e gatshme për çdo skenar të Serbisë. Ajo ka thënë se është në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova.

Kështu është përgjigjur Osmani teksa është pyetur nga gazetarët për ndonjë sulm të mundshëm nga Serbia.

“Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t’i ndërmarrim te gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është qe planifikon mirë, me rendësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, ka thënë Osmani, raporton “Ksp”.

Osmani nga gazetarët është pyetur edhe për takimin me krerët e opozitës, ku ka thënë se nuk ka pasur anulim të takimit me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Nuk ka pasur anulim, siç ka njoftuar edhe zyra ime, ka qenë çështje disa minutash, çështje e qartë protokollare. Natyrisht që dera e presidencës si institucioni kë i letë në vend është gjithnjë i hapur, siç ka qenë edhe deri më tani në mënyrë qe me përfaqësuesit e partive opozitare të diskutojmë. Por jo vetëm të diskutojmë por të marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundur t’i përfshijmë ato në qëndrimet institucionale të Republikës së Kosovës. Por kjo është zgjidhje e tyre. Natyrisht që kurdo që ata dëshirojnë që të takohemi në mënyrë që të unifikojmë qëndrimet për këto tema që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët tanë, për të ardhmen tonë, si presidente e vendit jam e gatshme t’i takojë”, është shprehur Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sportistet e talentuara të klubit të Gjimnastikës “Fushë-Kosova” të udhëhequra…