Cameron: Nuk do të kthehemi më në BE

20 dhjetor 2023 | 14:08

Londra i është përgjigjur negativisht dëshirës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për kthimin e mundshëm të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë nga sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron për gazetën italiane “Corriere della Sera”, kryeministri i referendumit të Brexit-it të 2016-ës hodhi poshtë çdo mundësi të kthimit të Britanisë.

“Nuk jam dakord: Britania e Madhe bëri zgjedhjen e saj në referendum, me një diferencë të konsiderueshme, dhe ne zgjodhëm të jemi miq, fqinjë dhe partnerë të BE-së, por jo anëtarë”.

“Detyra jonë është ta bëjmë këtë partneritet të funksionojë”.

“Ne dërgojmë burimet tona në një partneritet me Evropën për të zgjidhur sfidat dhe problemet, qoftë migrimi apo ndihma për Ukrainën. Dhe unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë me sukses”, ka thënë Cameron, i cili është i detyruar të ndjekë linjën e kryeministrit britanik.

Cameroni ka shërbyer si kryeministër në kohën e referendumit të qershorit 2016, i cili u pasua nga disa vite negociatash të vështira për Brexit. Pas referendumit, ai k dhënë dorëheqje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në Epokën e UÇK-së e të BDI-së, të…