Reka organizoi pritjen e fundvitit për korin diplomatik në Nju-Jork (foto)

20 dhjetor 2023 | 14:16

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka bërë me dije se me pritjen për korin diplomatik, dje kanë përmbyllur manifestimet e këtij viti, i cili shënon edhe 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se këtë aktivitet kanë promovuar edhe prodhuesin e verërave nga Kosova, “Stone Castle”.

“Me pritjen për korin diplomatik, dje në Nju Jork, përmbyllëm manifestimet e vitit që shënoi 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Uruam për një vit të ri të mbarë, me përfaqësuesit diplomatik në OKB të: SHBA, Kanadasë, Finlandës, Polonisë, Kroacisë, Mauritanisë, Zvicrës, Japonisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Perusë, Italisë, Maltës, Malit të Zi, përfaqësuesin e Organizatës së Konferencës Islamike, këshilltar të Këshillit të Nju Jorkut, etj. Në këtë pritje, në kuadër të diplomacisë ekonomike, promovuam prodhuesin kosovar të verërave, ‘Stone Castle’”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një udhëtimi të gjatë, Përfaqësuesja U18 e Kosovës në…