Drejtuesit e KOK-ut presin në takim drejtuesit e Federatës së Ragbit

20 dhjetor 2023 | 14:39

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur drejtuesit e rinj të Federatës së Ragbit të Kosovës, kryetarin Dardan Gashi, sekretaren e përgjithshme, Giovanna Ottaviani Aalmo dhe nënpresidentin, Fidan Hasani.

Presidenti Krasniqi përgëzoi drejtuesit e rinj për marrjen e udhëheqjes së federatës, derisa iu shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për thellim të bashkëpunimit, në interes të masivizimit dhe ngritjes së cilësisë së ragbit në vendin tonë.

Nga ana e tij, kryetari Gashi, duke falënderuar presidentin Krasniqi për mikpritjen dhe bashkëpunimin, foli për sfidat dhe sukseset e ragbit në Kosovë, derisa u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me KOK-un në avancimin e këtij sporti në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të…