“Mercenar, të ka blerë krimineli Vuçiq”- politikani serb godet Grenellin, ai i reagon me një paralajmërim

20 dhjetor 2023 | 15:22

Politikani serb, njëherit kryetar i Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq ka reaguar pas komenteve të fundit nga emisari i Amerikës për dialogun, Richard Grenell.

Grenell në një postim gjatë ditës së djeshme tha se gjermanët në përgjithësi janë në anën e gabuar të historisë, pasi që ata po e mbështesin Kurtin, të cilin ai nuk hezitoi ta quajë fashist.

Sanduloviq ka reaguar ashpër ndaj këtij postimi, duke thënë se Grenell është mercenar i paguar dhe është blerë nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

“Ju jeni Richard Grenell një mercenar që është në anën e gabuar të historisë dhe vendit tuaj! Ju bleu krimineli i luftës Aleksandar Vuçiq që la pas mijëra viktima të pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake”, shkroi Sanduloviq.

Ky koment i Sanduloviqit bëri të Grenell të reagojë duke i thënë se do t’i duhet avokat për këtë që tha.

Por Sanduloviq nuk u ndal me kaq.

“Ooops! Te godita ne qender zemra ime?! Mezi pres takimin tonë në gjykatë ku do të paraqes gjithçka që bëni për shefin tuaj Aleksandar Vuçiq! Vetëm sigurohuni që FBI të mos ju arrestojë më pare”, ia ktheu politikani serb.

Çka tha Grenell dje?

Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell gjatë ditës së djeshme i reagoi ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde lidhur me vizitën e Sekretares Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Möller.

Grenell në platformën “X” ka shkruar se “gjermanët janë në anën e gabuar të historisë”.

Ai gjithashtu e quajti fashist kyreministrin Albin Kurti.

“Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka hedhur Perëndimi. Mjerisht, qeveria gjermane dështoi të përqafonte zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiq ranë dakord të parashtronin së bashku. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin”, ka shkruar Grenell.

“Republikanët dhe demokratët rrallë bien dakord…por ata pajtohen se problemi është Kurti”, vazhdoi tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës,  Përparim Rama, ka bërë me…