Kryeprokurori i Shtetit mbajti kolegjiumin me kryeprokurorët e prokurorive

20 dhjetor 2023 | 15:57

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në këtë takim, kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive e informuan u.d. Kryeprokurorin Kelmendi për punën që kanë kryer të gjitha prokuroritë gjatë këtij viti, për gjendjen aktuale me lëndë në secilën prokurori, duke u fokusuar në të arriturat, rezultatet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.

Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte edhe nevoja e rritjes së numrit të iniciativave të prokurorëve lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë.

Në fund të këtij takimi ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, falënderoi kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi për angazhimin e tij dhe kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të mandatit të tij katërvjeçar si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti administrativ, ka dhënë vendim lidhur…