Molliqaj viziton familjen e komandant ‘Calit’

20 dhjetor 2023 | 15:37

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, së bashku me partinë e tij ka zhvilluar një vizitë në familjen e Sali Mustafës, i njohur si komandat “Cali”.

Molliqaj ka thënë se barra e rëndë për “Calin” në Hagë mundet me u kuptuar edhe me lehtësinë me të cilën përjetohet secili lajm për UÇK-në këtu.

“Bashkë me aktiviste e aktivistë të PSD-së e kemi vizituar familjen e Salih Mustafës. ‘Cali’ është dënuar me 22 vite burg krejt arbitrarisht. Cali ka qenë veprimtar e i burgosur politik edhe para fillimit të luftës. Sakrificën e bartë veç vetëdija e lartë. Barra e rëndë për ‘Calin’ në Hagë mundet me u kuptu edhe me lehtësinë me të cilën përjetohet secili lajm për UÇK-në këtu. Rrethanat shoqërore janë rrethana politike. ‘Cali’ është i vetëdijshëm për këtë, e mbaj mend nga vizita’’, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Sipas Molliqajt në vend të shpresave për vendimet e mira, Kosova duhet të gjejë rrugë për ta mbrojtur luftën dhe njerëzit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operacioni tokësor do të zgjerohet në vende të tjera në…