Musliu: Rasti i Banjskës mund të përsëritet

20 dhjetor 2023 | 15:43

Kryetarja Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, ka folur lidhur me rastin në Banjskë të Zveçanit.

Ajo pas mbledhjes së këtij komisioni ku ka raportuar shefi i AKI-së, Petrit Ajeti është shprehur se rasti i Banjskës mund të përsëritet.

“Në nivelin e sigurisë kombëtare rasti i Banjskës është një nga rastet e nivelit më të lartë të rrezikshmërisë së shtetit të Kosovës dhe ky rast ende vazhdon në mënyra të veta të paraqesë rrezik për vendin tonë”, ka thënë Musliu

Krahas sigurisë kombëtare, deputetja Musliu, ka thënë se institucionet e sigurisë duhet të jenë vigjilente edhe për çështje të tjera.

“Falë angazhimit dhe punës të pandalshme profesionale të AKI-së, tashmë  në Kosovë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë iu është dhënë epilog natyrës së rasteve që cenuan sigurinë kombëtare në muajt e fundit”, ka thënë Musliu.

Po ashtu, Musliu ka potencuar se AKI-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për garantimin e sigurisë kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani ka pësuar…