![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/prishtine-3.jpg)
Nis asfaltimi i rrugës “Bajram Bahtiri” në Prishtinë
20 dhjetor 2023
| 15:10
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka nisur asfaltimi i rrugës “Bajram Bahtiri”, të cilës i janë shtuar edhe dy korsi të reja e shtegun e biçikletave.
“Po investojmë në një nga arteriet e rëndësishme të Prishtinës tonë. Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave”, ka shkruar Rama në “Facebook”.