Sindikata e IML-së fiton betejën gjyqësore me qeverinë për rregulloren e re

20 dhjetor 2023 | 15:55

Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti administrativ, ka dhënë vendim lidhur me padinë që Sindikata e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) e kishte bërë për rregulloren e re.

Gjykata e ka aprovuar padinë e sindikatës dhe ka vendosur që qeveria të veprojë sipas kërkesës së Sindikatës së ILM-së.

“Mbi këtë gjendje të fakteve, kjo gjykatë vlerëson se në këtë çështje administrative-juridike ligji është zbatuar në dëm të paditësit, kështu që në riprocedurë organi i paditur- Zyra e Kryeministrit do të ketë parasysh theksimet nga kërkesa e paditësit, do të vërtetoj faktet relevante dhe pastaj do të merr një aktvendim të drejtë e të bazuar në ligi”, është thënë në aktgjykimin e siguruar nga “Nacionale”.

Sindikata e IML-së e kishte paditur qeverinë pas vërejtjeve të shumta lidhur me rregulloren e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka vlerësuar se udhëheqja aktuale…