“Po realizohet Zajednica; Po dënohet UÇK-ja” – Aktivistja e PSD-së ndërprenë fjalimin e Albin Kurtit (VIDEO)

20 dhjetor 2023 | 17:00

Aktivistja e Partisë Social Demokrate, Sonila Pllashniku, gjatë ditës së sotme ka tentuar të ndërpresë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në konferencën e mbajtur për rini në Bibliotekën Qendrore Universitare në Prishtinë, Sonila në shenjë proteste ka fishkulluar dhe ka gjuajtur disa fletushka me mbishkrime në drejtim të kryeministrit Kurti.

Sonila në fletushkat e hedhura ndaj kryeministrit Kurti ka renditur dëmet të cilat sipas saj Kurti i ka sjellur vendit.

Ajo u shoqërua në polici nga mbrojtja e afërt e kryeministrit të cilët gjatë rrugës dhe brenda stacionit policor i kanë bërë pyetje provokuese dhe kanë ndërhyrë tek hetuesit se si të cilësohet vepra.

Keto veprime e kane shqetësuar Sonilen e cila thotë së nuk bëri asgjë vetëm nuk u pajtua me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thibaut Courtois ka bërë me dije se nuk do të…