![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/mirenj-od.gif)
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ndanë mirënjohje për Odën e Mjekëve të Kosovës
21 dhjetor 2023
| 12:01
Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare të Odës se ka pranuar mirënjohje nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin në Edukimin e Vazhdueshëm Profesional të personelit mjekësorë. Mirënjohjen në emrin e OMK-së e ka pranuar nënkryetari i saj, Dr. Rrezart Halili.
Njoftimi i plotë i OMK-së:
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ndanë mirënjohje për Odën e Mjekëve të Kosovës
Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin në Edukimin e Vazhdueshëm Profesional të personelit mjekësorë, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ndau mirënjohje për Odën e Mjekëve të Kosovës.
Kjo mirënjohje u pranua nga nënkryetari i OMK-së, Dr. Rrezart Halili, në ceremoninë e organizuar nga SP Prizren.