Xavi: Lojtarët duhet të japin shpirtin në fushë

21 dhjetor 2023 | 13:00

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez pas fitores mjaftë të vështirë ndaj Almerisë (3-2), ka thënë se lojtarët duhet që për respekt të klubit të japin shpirtin në fushë, gjë të cilën nuk e bënë në pjesën e parë të kësaj ndeshje.

“Pjesa e parë ishte e papranueshme, presioni dhe agresiviteti i ekipit ishte i papranueshëm. Duhet të vrapojmë si kafshë, të jemi të bashkuar, të japim shpirtin në fushë, në të kundërt nuk arrijmë asgjë. Nuk jemi Barcelona e 2010, por të paktën vitin e shkuar ishim agresiv dhe kishim shpirt. I kuptoj tifozët që vërshëllejnë. Lojtarët, për respekt të shoqërisë, duhet të japin shpirtin në fushë, gjë që nuk e bënë në pjesën e parë”, u shpreh Xavi

Barcelona aktualisht është në pozitën e tretë me 38 pikë, gjashtë pikë më pak se Girona e vendit të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për…