Lushtaku: Komuna  e Skenderajt po kryen punët e lëna në gjysmë nga kjo qeveri e dështuar

21 dhjetor 2023 | 16:05

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se kjo komunë është duke i kryer punët e lëna në gjysmë nga qeveria e dështuar e Kosovës.

Ai ka thënë se pas zvarritjeve shumëvjeçare nga niveli qendror dhe përkundër zotimit e  përgjegjësisë së tyre për të finalizuar rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Skenderajt, Ministria e Infrastrukturës është tërhequr në momentin e fundit nga ky projekt, duke lënë në baltë e gropa qytetarët që kalojnë çdo ditë në këtë pjesë të qytetit.

“Si komunë kemi marrë përsipër zgjidhjen e kontesteve pronësore me mirëkuptim me banorët, kurse tash po kryejmë edhe punët që i takojnë nivelit qendror në bazë të kontratave të tyre, duke shtruar shtresën e asfaltit, vetëm e vetëm që qytetarët ta kalojnë pa pengesa këtë pjesë që ishte bërë thuajse e pakalueshme për qytetarët.

Kjo qeveria përveç qasjes raciste e përjashtuese për Skenderajn, me paaftësinë e saj ka filluar të sjellë dëm kolektiv në shoqërinë e në shtetin e Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Çohu”, ka prezantuar të gjeturat e Raportit për Vlerësimin…