Deputeti Shala vlerëson të arriturat e kryetarit Aliu në Ferizaj

21 dhjetor 2023 | 16:09

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala është takuar të enjten me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Me këtë rast, Shala ka thënë se është ndarë i kënaqur nga të arriturat e Agim Aliut.

“Po e përmbyllim këtë vit, duke shijuar sukseset e Partisë Demokratike në nivel lokal, në qytetin e bukur të Ferizajt. Kënaqësi që sot t’i dëgjoja të arriturat dhe sukseset nga kryetari z. Agim Aliu. Faleminderit kryetar!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se…