Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, uron kryetarin e ri të shoqatës ”Jehona e Malësisë”

21 dhjetor 2023 | 18:09

Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ministër i ekonomisë në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka përgëzuar kryetarin e ri të shoqatës ”Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj.

“Që nga themelimi i saj shoqata ” Jehona e Malësisë” ka qenë një nga shoqatat më aktive në diasporë, përmes angazhimit të përkushtuar për avancimin, përparimin dhe mirëqenien e komunitetit shqiptarë në SHBA, si dhe ndihmën e pa rezervë për atdheun”, ka shkruar Gjeloshaj në “Facebook”.

Me këtë rast, Gjeloshaj shpreh bindjen se Dedivanaj do të vazhdojë këtë rrugëtim me të njëjtët hapa drejt përforcimit dhe avancimit të çështjes shqiptare.

Ja postimi plotë i Nik Gjeloshaj

Gjej rastin të përgëzoj z. Agron Dedivanaj në zgjedhjen për kryetar të shoqatës “Jehona e Malësisë”.
Që nga themelimi i saj, shoqata “Jehona e Malësisë” ka qenë një nga shoqatat më aktive në diasporë, përmes angazhimit të përkushtuar për avancimin, përparimin dhe mirëqënien e komunitetit shqiptar në SHBA, si dhe ndihmën e parezervë për atdheun. Vlen të përmendet angazhimi dhe puna e sinqertë që kjo shoqatë bëri gjatë zgjedhjeve lokale të marsit, që atdheu i tyre të vazhdojë me zhvillim dhe progres.
Kjo shoqatë me kryetarin e deritanishëm z. Vilson Sinishtaj ndërmori hapa konkretë për mbështetjen dhe forcimin e pozitës së shqiptarëve, nëpërmjet vendosjes së lidhjeve dhe kontakteve të shkëlqyera me adresat më të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin amerikan, si dhe duke mbështetur projekte të ndryshme arsimore, kulturore e të tjera në Malësi.
Jam i bindur se z. Dedivanaj do të vazhdojë me të njëjtat hapa, drejt forcimit dhe përmirësimit të pozitës së shqiptarëve, ku edhe një herë i uroj atij dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të zgjedhur në strukturat e shoqatës gjithë të mirat, suksese dhe që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e Malësisë dhe kombit tonë.

NGJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë refuzuar një kërkesë të…