Hilli pas zgjedhjeve në Serbi: ShBA-ja pret vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë e re

22 dhjetor 2023 | 11:38

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka publikuar një mesazh me rastin e zgjedhjeve në Serbi, në të cilin ka thënë se qeveria e ShBA-së pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë për çështje me interes të përbashkët.

“Kjo, natyrisht, përfshin çështjet rajonale, por edhe dëshirën e Serbisë për t’u bërë plotësisht pjesë e familjes së kombeve perëndimore”, ka shkruar Hill në “X”.

Ai ka shtuar se Serbia duhet t’i arrijë shumë për të qenë e gatshme për këtë rrugëtim, e njëra prej tyre është sundimi i ligjit.

Siç ka thënë Hilli, zgjedhjet janë një “stres test” për demokracinë dhe kjo vlen për çdo vend.

Sipas tij, vëzhguesit ndërkombëtarë që ishin në Serbi kanë zbuluar disa mangësi në lidhje me këto zgjedhje dhe është e rëndësishme që Serbia të punojë me vëzhguesit për zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Hilli ka thënë se është e nevojshme që vendi të ketë “një lloj qëndrueshmërie”, që të mund “të rikuperohet nga këto momente” pas zgjedhjeve, kur pjesëmarrësit “nuk janë shumë të kënaqur me njëri-tjetrin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka nuk ka shijuar ende humbjen që…