Babai dhe vëllai i Liridonës takojnë prokuroren: U informuam për rastin, na e lehtësoi dhimbjen

22 dhjetor 2023 | 12:47

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka bërë me dije se ka mbajtur një takim me prokuroren e rastit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Sipas Ademajt, ai dhe babai i tij janë informuar për rastin e vrasjes së Liridonës.

“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufijve që lejon ligji. Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë”, ka shkruar Leonardi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një shkrim në…