Goli i Kryeziut kundër Dinamo Zagrebit në mesin e dhjetë më të mirëve në Ligën e Konferencës

22 dhjetor 2023 | 15:15

Nuk kanë munguar votat e shumta për golin më të mirë në Ligën e Konferencës, ku rreth 14 mijë tifozë kanë dhënë mendimin e tyre, ndërsa anë mesin e më të mirëve ishte edhe goli i sulmuesit anësor të Ballkanit, Almir Kryeziu.

Ballkani në ndeshje me Dinamo Zagrebin mori fitoren e vetme në fazën e grupeve, me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Almir Kryeziu shënoi një super gol. Ai shënoi me gjuajtje të fuqishme nga brena zonës pas asistimit briliant të Qëndrim Zybës.

Ky gol i Kryeziut është votuar si i dhjeti më i miri në fazën grupor, ndërsa më i miri ka shkuar për i Blaz Kramerit të Legias që shënoi ndaj Zrinjskit. Ballkani e mbylli fazën grupore të Ligës së Konferencës në vendin e fundit me katër pikë në gjashtë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…