Abelard Tahiri, PDK: Kurti i lejoi korridor tërheqjeje Radoiçiqit, pasi u koordinua me të përmes Kusari-Lilës

23 dhjetor 2023 | 18:59

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po ankohet për Milan Radoiçiqin, por se vetë e ka lënë të lirë.

Tahiri ka thënë se Qeveria i ka pasur nën përcjellje lëvizjet e Radoiçiqit, por nuk ka reaguar, shkruan Reporteri.net.

“Albin Kurti vazhdon të ankohet për Radojçiqin, por ende nuk e ka sqaruar për publikun përse e la të lirë Radojçiqin më 24 shtator në Banjskë. Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellur në kohë reale lëvizjet e Radojçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anea Delija, vajza e Eminit dhe Violetës, kujton vëllain e…