Bashkimi mbyll stinorin vjeshtor me fitore

23 dhjetor 2023 | 20:01

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj United Basketball me rezultat 98:49 (24:21,25:22,26:2,23:4).

Gjatë çerekut të parë dhe të dytë loja ishte e barabartë ku dy skuadrat vazhdimisht po ndjekin lojën e njëra-tjetrës për ta mbyllur pjesën e parë me diferencë të ngushtë 49:43.

Loja ndryshoj tërësisht në dy çereket e fundit. Pas pushimit Bashkimi pati super seri duke arritur të shënoj 26 pikë ndërsa United Basketball arriti që vetëm në fund të kësaj periudhë të shënoj 2 pikët e vetme për 10 minuta.

Edhe 10 minutat e fundit Bashkimi i nisi më mirë, duke pasur seri prej 8-0 pastaj United Basketball arriti të shënoj 2 pikë por Bashkimi vetëm sa po e rriste më shumë epërsinë drejt fitores së 11.

Tek Bashkimi më të mirat ishin Sarah Mgbeike me 20 pikë, 16 kërcime dhe 8 asistime e cila u ndihmua nga Aulona Muhadri me 17 pikë dhe 12 kërcime.

Për UnitedBasketball më e dalluara ishte Etna Rexhepi me 10 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime.

Bashkimi e mbylli sezonin vjeshtore me 11 fitore e 1 humbje kurse United Basketball pati 12 humbje në 12 ndeshjet e zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka vazhduar operacionin e datës 21 dhjetor 2023 në…