Interi nuk gabon ndaj Lecces

23 dhjetor 2023 | 20:07

Interi ka marr fitore ndaj Lecces me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 17-të të Serie A.

Zikaltërit e nisën shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar me Henrikh Mkhitaryan dhe Marko Arnautovic, por nuk arritën të shënonin.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, në skenë doli Yann Bisseck që shënoi për 1-0. Fillimi i pjesës së dytë nis me protesta nga lojtarët e Lecces për penallti, por pasi u rishikua në VAR gjyqtari vendosi që të mos e akordonte.

Kur ndeshja po shkonte nga fundi, Nicolo Barella arriti të shënonte golin e qetësisë për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Interi mori fitoren e 14-të sezonale. Nga minuta e parë te Lecce luajti Ylber Ramadani, ndërsa në minutën e 75-të te Interi u fut në lojë Kristjan Asllani.

Interi ka 44 pikë në vendin e parë, katër pikë më shumë se sa Juventusi që është i dyti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj United Basketball me rezultat 98:49…