Liburn Aliu viziton Nasim Haradinajn: Tek luftëtari i lirisë, të cilit i uruam mirëseardhje në shtëpinë e tij

23 dhjetor 2023 | 23:19

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i ka shkuar për vizitë ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt pas lirimit nga Gjykata Speciale.

Aliu tha se i kanë uruar Haradinajt mirëseardhje në shtëpinë e tij. “Tek luftëtari i lirisë Nasim Haradinaj, të cilit i uruam mirëseardhje në shtëpinë e tij”, ka shkruar ai në një postim në “Faceboook”.

Haradinaj u lirua nga Gjykata Speciale më 14 dhjetor.

Lirimi i tij është bërë me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas eliminimit të papritur nga Kupa e Italisë, Napoli pëson…