Joshua me grushte e detyron Wallin ta ndërpresë meçin

24 dhjetor 2023 | 08:21

Anthony Joshua ka shënuar fitore spektakolare mbrëmë.

Boksieri britanik triumfoi përballë Otto Wallin, në duelin kryesor të mbrëmjes që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Në raundin e pestë, ekipi i Wallin u detyrua të dorëzonte meçin.

Joshua veç në raundin e pestë dha më shumë goditje (14) sesa Wallin gjatë gjithë përballjes (11).

Megjithatë, humbja e Wilderit nga Parker ia prishi planet për një duel mes tij dhe Joshuas, por britaniku u shpreh se do të shikojë më tej, duke synuar rikthimin e titujve të botës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar meçi i madh i boksit mes Deontay Wilder…