‘Zhvatja e Hagës…llogaritë bankare zvicerane’, gjenerali i njohur amerikan me akuza të rënda ndaj Jack Smith

24 dhjetor 2023 | 13:17

Michael Flynn, ish-këshilltar i Donald Trumpit e ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ka hedhur akuza të rënda ndaj Jack Smithit, prokurorit që po e heton Trumpin.

Smith që gjithashtu ishte kryeprokuror i Hagës atje ku po gjykohen krerët e UÇK-së.

Flynn ka hedhur dilema lidhur me disa llogari bankare në Zvicër për Smithin, por pa dhënë detaje.

“Jack Smith gjithashtu nuk dëshiron që askush të gërmojë në Gjykatën e tij Penale Ndërkombëtare ‘të supozuar’ në raketën e zhvatjes së Hagës, ose llogaritë e tij bankare zvicerane ose ndonjë nga aktivitetet e tij të mbrapshta gjersa është jashtë shtetit”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Ky reagim vjen pas shumë përplasjeve midis krahut të Trump dhe Jack Smith në anën tjetër.

Smith e ka humbur betejën e parë me gjykatën, pasi është vendosur që rasti i Trump të mos shpejtohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i…