Dhurata për fëmijë për fundvit, AUV-i: Qytetarët të kenë kujdes nga produktet pa afat

24 dhjetor 2023 | 13:37

Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit (AUV) ka bërë me dije se brenda vitit mbi 300 mijë kilogramë të produkteve të mishit dhe 1 milionë kilogramë të produkteve të tjera jo shtazore janë asgjësuar.

Në prag të festave të fundvitit, AUV-i ka njoftuar se ka shtuar numrin e kontrolleve tek operatorët ekonomikë.

Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre me cilësinë e ushqimeve që konsumojnë ndërkohë që Shoqata “Konsumatori”, ka thënë se institucionet nuk kanë krijuar partneritet konsumator-inspeksion.

Me këtë rast, AVU-i u ka bërë thirrje e qytetarëve të kenë më shumë kujdes nga dhuratat e fëmijëve, për shkak të mundësisë së skadimit të afatit të produkteve.

Drejtori i shëndetit publik, Flamur Kadriu, ka thënë se inspektorët e AUV-it kanë ndaluar një numër të operatorëve ekonomikë për shkak të dyshimeve për cilësinë e dobët të ushqimit që shitet.

AVU-i ka bërë me dije se ka trajtuar 460 ankesa të konsumatorëve brenda një viti. Por,  pavarësisht paralajmërimeve të AUV-it për kontrollet shtesë, qytetarët janë skeptik në atë se çka konsumojnë.

Mungesën e kontrollit në treg e ka konfirmuar edhe kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, sipas të cilit ato kryhen në bazë të mundësive dhe të kapaciteteve që kanë institucionet. Ai ka thënë se në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur kontrolle të mjaftueshëm të ushqimeve. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën katër persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë…