Myftiu Tërnava uron ipeshkvin Dodë Gjergji për festën e Krishtlindjes

24 dhjetor 2023 | 15:33

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar ipeshkvin Dodë Gjergji me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Festat fetare te ne, ashtu si edhe besimet tona, te populli ynë gjithherë kanë qenë momente të reflektimit, që kanë përçuar unitet, dashuri, mirëkuptim e harmoni, vlera këto të shtresuara thellë në identitetin tonë.  Zotni Ipeshkëv, përmes jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi!”, është thënë në urimin e Tërnavës.

Urimi i plotë i Tërnavës:

Mesazh urimi për ipeshkvin Dodë Gjergji

I nderuari ipeshkëv, Dodë Gjergji

Me nderim e respekt të posaçëm, në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë,  më lejoni që t’ju drejtohem me mesazh urimi e përgëzimi juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi.

Festa e Kërshëndellës është moment i veçantë për besimtarët e krishterë, sepse në zanafillën e saj ka lindjen, shpresën e mbarësinë.

Festat fetare te ne, ashtu si edhe besimet tona, te populli ynë gjithherë kanë qenë momente të reflektimit, që kanë përçuar unitet, dashuri, mirëkuptim e harmoni, vlera këto të shtresuara thellë në identitetin tonë.

Zotni Ipeshkëv, përmes jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë.

Duke ju përshëndetur, ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi!

Prishtinë, 24 dhjetor 2023

Me respekt,

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. Tërnava

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijon forma e mirë e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Sokol…