Po përshëndeste fëmijët, Babagjyshi bie nga kati i 24 dhe vdes (VIDEO)

24 dhjetor 2023 | 22:26

Një 25-vjeçar i veshur si Babagjyshi ka vdekur pasi u rrëzua nga kati i 24 i një godine në qytetin Chelyabinsk të Rusisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e shumë prindërve dhe fëmijëve, përfshirë djalin dhe gruan e tij.

Sipas mediave lokale, Babagjyshi planifikoi të zbriste me litarë nga maja e ndërtesës për të përshëndetur fëmijët që prisnin me ankth nën pemën e Krishtlindjes.

Megjithatë, ai që duhej të ishte një moment lumturie u shndërrua në një tragjedi kur Babagjyshi ra nga lartësia për shkak të një gabimi me litarët e sigurisë. Në momentin e rënies, pjesa më e madhe e turmës nuk e kuptoi seriozitetin e situatës, pasi shumë supozuan se rënia ishte pjesë e performancës.

Vetëm kur i ndjeri goditi një strukturë të mbuluar me borë në katin e parë të ndërtesës, të pranishmit e kuptuan se çfarë kishte ndodhur.

Kompania përgjegjëse për eventin në fjalë kërkoi falje, duke theksuar se i riu konsiderohej një “specialist me përvojë”.

Rënia tragjike e të riut është regjistruar në video dhe është publikuar në rrjetet sociale, ku tashmë ka grumbulluar miliona shikime dhe komente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë…