70 vjeçe ende në krye të gjykatës së Kosovës

25 dhjetor 2023 | 08:39

Më 20 qershor të këtij viti, Ekaterina Trendafilova i mbushi 70 vjeç.

Ditëlindjen, bullgarja e festoi në krye të Gjykatës Speciale, derisa kolegët e saj në gjykatat në Kosovë, në këtë moshë e festojnë vitin e pestë të pensionimit.

Derisa vetë organi me seli në Hagë, por që punon me ligje të Kosovës, nuk u përgjigj për këtë situatë, avokatët e akredituar nga ky institucion kanë mendime të ndryshme.

“Në botë mosha e pensionimit është kur e arrin moshën 65-vjeçare… Kjo vlen edhe për gjykatësit e Gjykatës Speciale”, tha avokatja e Akredituar nga Gjykata Speciale, Fehmije Gashi-Bytyqi.

“Në këtë rast do duhej që në moshën 65, atyre t’iu pushojnë funksionet sepse ligji për punën e ka paraparë moshën, se kur një person duhet të jetë I frytshëm në profesion…”, tha Gashi-Bytyqi.

“Pranë kësaj gjykate ligjet e Kosovës nuk zbatohen, përveç ligjit për dhomat e specializuara dhe ato nenet e kodit penal që e rregullojnë pengimin e drejtësisë…”, tha avokati i Akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj.

“Ata i kanë disa kritere kur zgjidhet një gjykatës, por që nuk është mosha një prej tyre…”, tha Hodaj.

Sidoqoftë, udhëheqja në këtë moshë e një institucionit që gjykon krimet e luftës e që shqipton dënime edhe mbi 20 vjet, nuk konsiderohet shumë problem.

“Si krijesë e Bashkimit Evropian që është nuk e di çfarë rregulla kanë vendosë, dhe si është e mundur që në këtë moshë ta udhëheqë një organ kaq me përgjegjësi.. por nëse e kanë pa të drejtë, nuk mund ta kontestojmë…”, tha Gashi-Bytyqi.

“Zakonisht në tribunale ndërkombëtare, gjyqtarët shërbejnë në moshë të shtyrë, atë praktikë e ka marrë edhe gjykata speciale…”, tha Hodaj.

“Meqenëse nuk ka një limit, varet nëse eventualisht ajo nuk mund t’i kryejë detyrat: këtë mund ta kërkojë vetë apo organi…”, u shpreh Hodaj.

Pas marrjes së detyrës në Janar të 2017, Ekaterina Trendafilova u riemërua në nëntor të 2020-tës nga shefi i misionit të EULEX-it. /ATV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Proverbat farkëtohen nga shekujt dhe vijnë tek ne në një…