Vuçiqi informon ambasadorin rus për protestën e mbrëmshme

25 dhjetor 2023 | 12:26

Presidenti i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko, të cilin e ka njoftuar për protestat e mbrëmshme në Beograd.

“E informova ambasadorin Alexander Botsan-Kharchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbisë tonë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai tha se janë shkëmbyer mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike.

Protestat e mbrëmshe para parlamentit në Beograd u zhvilluan kundër mashtrimit zgjedhor në shkallë industriale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krishtlindjet janë periudha më perfekte kur të gjithë duan të…