Rusia akuzon Perëndimin për nxitjen e tensioneve në Serbi

25 dhjetor 2023 | 13:19

Rusia ka akuzuar vendet perëndimore për nxitjen e tensioneve në Serbi.

Moska zyrtare është shprehur e tronditur nga protestat për mashtrimin e supozuar në zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor.

Vetëm një ditë më parë, demonstruesit u përpoqën të sulmonin bashkinë e kryeqytetit serb, në Beograd. Protestuesit kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në të cilat partia e presidentit serb,  Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ka siguruar një fitore komanduese, e cila ishte mirëpritur nga Kremlini, raporton “Guardian”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Moska shpreson se rezultati do të çojë në “forcimin e mëtejshëm të miqësisë” midis dy vendeve.

“Përpjekjet e Perëndimit kolektiv për të destabilizuar situatën në vend janë të dukshme”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

Beogradi nuk i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës për ofensivën e saj në Ukrainë, por Serbia e ka dënuar agresionin e Rusisë në OKB dhe mbështetja e saj ka shkaktuar polemika.

Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, raporton “AFP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Drejtoria e Doganave kanë njoftuar se është sekuestruar një…