Policia gjen bomba, municion e uniforma të njëjta sikur në sulmin e Banjskës, ishin fshehur në Mitrovicën e Veriut

25 dhjetor 2023 | 19:04

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në Mitrovicën e Veriut, ku kanë gjetur tela gjemborë, bomba e uniforma të njejta që janë përdorur në sulmin e Bnjskës.

Sipas policisë njësitet kompetente bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetarët kanë ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me rast në lagjen e Boshnjakeve ne Mitrovicë veri, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kane gjetur: tela giembore te improvizuar (trige), bomba tymosese, municion the nje uniforme.

“Vlen të potencohet se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat gë janë përdorur nga grupi terrorist ne Banjskë në shtator të këtij viti veprime policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me gëllim të identifikimi te mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rrezikimi nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonje sulm ndaj Policisë së Kosovës qe po punojnë për ruajten e rendit dhe garantimin e sigurise”, thuhet në komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Ismet Munishi ka reagur si shumë qytetarë tjerë rreth…