Universum nderon me çmimin “Global Leadership”, djalin e Presidentit Erdogan

26 dhjetor 2023 | 14:38

Kolegjin UNI – Universum International College, të mërkurën do ta vizitoj Necmeddin Bilal Erdogan, Kryesues i Bordit të Institutit, Kirikale University, që është pjesë e universitetit partner me UNI-n.

UNI – Universum International College, në shenjë respekti ndaj z. Necmeddin Bilal Erdogan i cili është edhe djali i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, do të nderoj me çmimin “Global Leadership”.

Kështu thuhet në njoftimin e UNI – Universum International College.

Njoftimi i plotë i UNI – Universum International College:

Na lejoni të ju informojmë se nesër (e mërkurë) me datë 27.12.2023 do të kemi kënaqësinë të kemi në vizitë djalin e Presidentit turk Erdogan, z. Necmeddin Bilal Erdogan, si Kryesues i Bordit të Institutit që është pjesë e universitetit tonë partner, Kirikale University.

Njëherit do të mbahet edhe Ceremonia ku z. Necmeddin Bilal Erdogan, do të nderohet me çmimin për “Global Leadership”.

Ndaj, kemi kënaqësinë të Ju ftojmë në këtë ceremoni e cila do të mbahet më:

27 Dhjetor 2023, në ora 10:15, në UNI – Universum International College.

Presim me kënaqësi pjesëmarrjen tuaj, prezenca juaj do të ketë rëndësi të veçantë në këtë event!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jahja Selmani shpall të pavlefshme dëftesat e klasës: -X-, -XI-,…