Dënohet me pesë vjet burgim një person për dhunim

26 dhjetor 2023 | 16:34

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.Sh, i akuzuar për veprën penale Dhunimi nga neni 230 paragrafi 4 nënparagrafi 4.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I  akuzuari Sh.Sh është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh për veprën penale “Dhunimi”.

Gjithashtu, i akuzuari detyrohet që në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro.

“E dëmtuara në këtë çështje penale, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest juridiko- civil”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë qytetarë janë ankuar se këtë muaj, faturat e rrymës…