Abdixhiku kritikon Qeverinë: Tarifat e energjisë rriten 3 herë në 3 vjet, paaftësia kushton

26 dhjetor 2023 | 21:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ankesave të qytetarëve për faturat e energjisë elektrike.

Abdixhiku ka thënë se tarifat e rrymës janë rritur tri herë për tre vjet.

Ai ka thënë se gjendja aktuale është rezultat i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend.

“Tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera. Pra gjithsejtë 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë’”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai e ka akuzuar Qeverinë për paaftësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e BE-së, Nabila Masrali, ka folur rreth deklarimit të…