Deklarimi i pasurisë, AKP-ja dërgoi 59 raste në prokurori

27 dhjetor 2023 | 13:08

Gjatë këtij viti ka pasur dyfishim të regjistrimit të deklarimit të pasurisë, ku mbi 10 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë. Kështu  ka thënë Ylli Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Buleshkaj në konferencën e fundvitit për medie ka bërë me dije se i kanë dërguar në prokurori 59 raste, duke sqaruar se kjo agjenci ka evidentuar 206 raste të shkeljeve të mundshme të ligjit, ku 128 janë dhanë si opinione dhe 78 të tjera si këshilla.

Ai ka bërë me dije se kontrolli i pasurisë do të bëhet për mbi 4 mijë subjekte, ndërsa këtë proces ka thënë se do ta përmbyllin në fillim të vitit të ardhshëm.

Më tutje, Buleshkaj ka përmendur edhe numrin e vogël të stafit, për çfarë ka thënë se me një numër më të madh do të mundësohej kualiteti i punës në APK.

Në fund të kësaj konferencë janë ndarë certifikatat për kontributin e partnerëve në përhapjen e misionit të këtij institucioni gjatë këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka dekoruar komandantin e…