‘Bild’ zbulon detaje të reja nga rehabilitimi i Schumacherit

28 dhjetor 2023 | 14:32

Dhjetë vjet më parë, Michael Schumacher pati një aksident të rëndë me ski në Meribel (Francë) dhe nuk dihet pothuajse asgjë për gjendjen e tij shëndetësore.

Megjithatë, “Bild” zbuloi detajet më konkrete në lidhje me rehabilitimin e tij deri më tani. Gjegjësisht, gazeta gjermane shkruan se Schumacher është vozitur me veturën Mercedes AMG në kuadër të kujdesit dhe rehabilitimit të tij.

Qëllimi i kësaj ishte të stimulonte trurin me tinguj të njohur, pasi Schumacher kaloi më shumë se dy dekada duke garuar në Formula 1 ose kategori të tjera përpara debutimit të tij në F1 në vitin 1991 në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Gjithashtu u zbulua se 15 mjekë, masazhatorë dhe asistentë janë punësuar për t’u kujdesur për të për t’i ofruar kujdesin më të mirë 24 orë në ditë. Kujtojmë se shtatë herë kampioni i botës pësoi aksident më 29 dhjetor 2013 teksa po bënte ski në Alpet franceze, duke goditur kokën në një shkëmb.

Edhe pse mbante një helmetë skijimi, ai pësoi lëndime të rënda në kokë dhe u dërgua në një spital në Grenoble ku iu nënshtrua operacioneve dhe u vendos në koma të induktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)  ka nderuar pjesëtarët më…