Arrestohet një person në Obiliq, vidhte thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut

29 dhjetor 2023 | 10:25

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjtë është kapur duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut.

Policia e Kosovës ka bërë me dije ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamioneten e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armend Dallku mund të rikthehet sërish në futbollin ukrainas, por…